Messi dhe Neymar si yjet në qiell

Trajneri Gerardo Martino ka theksuar se sugjerimet se Neymar dhe Lionel Messi nuk mund të luajnë së bashku, kanë marrë përgjigjen në fitoren e Barcelonës ndaj Valencias me rezultat 3-2 të dielën, në kuadër të xhiros së tretë të La Ligës. Braziliani asistoi për argjentinasin i cili realizoi het-trik në ‘Mestalla’ dhe Martino deklaroi se…

Sport

03/09/2013 13:19

Trajneri Gerardo Martino ka theksuar se sugjerimet se Neymar dhe Lionel Messi nuk mund të luajnë së bashku, kanë marrë përgjigjen në fitoren e Barcelonës ndaj Valencias me rezultat 3-2 të dielën, në kuadër të xhiros së tretë të La Ligës.

Braziliani asistoi për argjentinasin i cili realizoi het-trik në ‘Mestalla’ dhe Martino deklaroi se nuk sheh asnjë arsye pse Neymar dhe Messi të mos shkëlqejnë si dyshe sulmuese.

“Deri dje ekzistonin dyshime nëse Messi dhe Neymar mund të kombinojnë mes vete duke formuar një dyshe të rrezikshme. Gjithçka u sqarua brenda 24 orësh, ishit dëshmitarë të lojës së tyre kundër Valencias. Ata do të shkëlqejnë së bashku”, deklaroi Martino për të përditshmen sportive katalan ‘Mundo Deportivo’.