“Messi Airlines”: Këto janë pamjet nga aeroplani privat i Messi

Lionel Messi ka personalizuar një aeroplan, i cili ka pamje të mrekullueshme.

Sport

10/12/2018 21:23

Si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, argjentinasi meriton të udhëtojë në kushte speciale.

Një kompani argjentinase ka bërë një aeroplan për Messin dhe familjen e tij. Ky aeroplan përfshinë një kuzhinë, dy banjo  dhe 16 ulëse të cilat mund të bashkohen për të krijuar tetë shtretër, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu në shkallët e aeroplanit janë të shkruar emrat e familjes së yllit të Argjentinës.

Në anën tjetër, Messi tregoi të shtunën e kaluar se ende është prej lojtarëve më të mirë në botë, kur mahniti të gjithë audiencën e futbollit me paraqitjen e tij kundër Espanyol. /Lajmi.net/