Mësohet arsyeja pse Messi festoi në këtë mënyrë në Bernabeu

Lionel Messi ishte njeriu i mbrëmjes në fitoren e Barcelonës ndaj Real Madridit.

Sport

24/04/2017 17:08

Me dy gola të shënuara, Messi vulosi emrin e tij në analet e historisë së ‘El Clasicos’, e po ashtu ia dhuroi tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Ajo që befasoi të gjithë, ishte “dalja” nga vetja e tij pas golit të dytë, të cilin e shënoi në minutën e fundit të ndeshjes.

Jemi mësuar përgjatë këtyre viteve me festimet e Lionel Messit, të thjeshta, duke ngritur dy duart në drejtim të qiellit.

Me zhveshjen e fanellës, dhe kthimi i emrit të tij në drejtim të tifozëve të Real Madridit, ka lënë pafjalë të gjithë tifozët e futbollit.

Por, ky veprim i argjentinasit është arsyetuar nga ‘Sport.es’, që tregon edhe motivet që shtyn atë deri te ky festim.

“Goli i shënuar në minutën e 92-të solli një shpërthim të zemërimit që kishte akumuluar Messi, goli që ia solli fitoren kundër rivalëve të përbetuar, fitore që e rendit Barcelonën në vendin e parë”, shkruan ‘Sport.es’.

“Kartoni i parë i verdhë i Casemiros, goditjen që mori nga Marcelo, gjaku që i doli nga goja e tij, ndërhyrja e Casemiros që nuk u ndëshkua me karton të kuq, ndërhyrja e Ramosit, goli i James në fund të lojës, janë një seri gjërash që e mbushëm me zemërim Messin”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy