Mesfushori i Liverpoolit, tifoz i Sunderlandit

Në mesin e mijëra tifozëve zemërthyer të Sunderlandit që u rikthyen të dëshpëruar në shtëpi nga Wembley të dielën, pas humbjes në finalen e Capital One Cup, ishte edhe një mbështetës i veqantë, Jordan Henderson. Edhe pse u largua nga Stadium of Light duke iu bashkuar Liverpoolit më 2011, 23-vjeçari vazhdon të jetë përkrahës i…

Sport

04/03/2014 08:30

Në mesin e mijëra tifozëve zemërthyer të Sunderlandit që u rikthyen të dëshpëruar në shtëpi nga Wembley të dielën, pas humbjes në finalen e Capital One Cup, ishte edhe një mbështetës i veqantë, Jordan Henderson.

Edhe pse u largua nga Stadium of Light duke iu bashkuar Liverpoolit më 2011, 23-vjeçari vazhdon të jetë përkrahës i ish skuadrës së tij dhe ishte prezent në tribunën e tifozëve të klubit të tij të fëmijërisë, që bëri udhëtimin e parë pas 16 vjetësh tek shtëpia e futbollit anglez.

Henderson, i cili lindi në Sunderland dhe luajti 79 herë për ekipin, u mundua të mos binte në sy duke mbajtur një kapele, por fotografët e zunë atë në mesin e tifozëve të tjerë të skuadrës, që humbi nga Manchester City me rezultat 3:1.