Mesazhi i fshehur i Ronaldos për Messin në këtë fotografi

Cristiano Ronaldo këtë verë ka vendosur të ndryshojë ambient, duke u larguar nga Real Madrid pas 9 viteve qëndrim, për t’iu bashkuar Juventusit.

Sport

20/07/2018 16:56

Pasi u prezantua te Juventusi, 33 vjeçari portugez udhëtoi në Kinë për të vizituar sponsorin e tij kryesor, Nike.

Ronaldo nga atje, ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, për të promovuar produktet e Nike.

Në atë postim, shumë tifozë kanë arritur të kapin diçka të veçantë, që e kanë cilësuar si mesazh për Lionel Messin, rivalin kryesor të Ronaldos.

‘GOAT’ shkruhej në një fanellë që ndodhej prapa Ronaldos, që ka kuptimin e më të mirit të të gjitha kohërave.

Këtë epitet u mundua ta marr Messi pak para fillimit të Kupës së Botës në Rusi, duke u shfaqur me një dhi, që në gjuhën angleze shqiptohet ‘GOAT’, dhe në sport përdoret ‘Greatest of all time – Më i miri i të gjitha kohërave’./Lajmi.net/