Meritan Shabani takon tifozët e Bayernit në Kosovë

Talenti i Bayern Munich, Meritan Shabani, ka zgjedhur Kosovën për të kaluar pushimet për fundvit.

Sport

25/12/2018 22:23

19 vjeçari, i cili është pjesë e skuadrës së madhe gjermane, gjatë qëndrimit në Kosovë ka takuar tifozët e Bayern Minich, të njohur me emrin ‘Bavarezët Kosovarë’.

“Fanklubi “Bavarezët Kosovarë” sot organizoi takim me Meritan Shabanin!

Me Meritanin kaluam çaste jashtëzakonisht të mrekullueshme, e njoftuam me anëtarët tonë dhe me aktivitetet tona.

Meritanit ja bëmë befasi disa dhurata si maica e fanklubit dhe kartolina në drejtim të lojtarëve tjerë të Bayernit.

Më fund u dakorduam që prapë të takohemi në verë me risi tjera. Atij i uruam sukses me shpresë se në verë na kthehet si fitues i tripletës”, thuhet në njoftimin e këtij fun klubi, përcjell ‘lajmi.net’.

Shabani që fundjavën e kaluar regjistroi paraqitjen e parë në Bundesligë për Bayernin këtë sezon, shihet si një lojtar me perspektivë, që mund të ndihmoi shumë Kosovën në të ardhmen./Lajmi.net/