Menez: Ja kush dua të jetë trajner i Milanit

Ylli i Milanit, Jeremy Menez ka dhënë mbështetjen e tij për Filippo Inzaghin që të vazhdojë të jetë në detyrën e trajnerit.

Sport

10/04/2015 18:38

Filippo Inzaghi është nën presion dhe pritet të largohet nga posti i trajnerit të Milanit, pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, ai duket se ende ka mbështetjen e futbollistëve.

Jeremy Menez ka dhënë se dëshiron që Inzaghi të jetë në drejtim të skuadrës edhe pas këtij edicioni.

“Shpresojmë të arrijmë rezultate të mira prej tani e deri në fund të sezonit dhe dua që Inzaghi të mbetet”, deklaroi Menez.