Mediet kroate zbulojnë formacionin e Kroacisë ndaj Kosovës (FOTO)

Kombëtarja e Kroacisë po përballet me probleme të shumta para ndeshjes me Kosovën.

Sport

03/10/2016 16:44

Trajneri Anta Çaçic, nuk mund të llogarisë në shërbimet e tre lojtarëve, të cilët edhe i ka kryesorët në ekip.

Luka Modric, Ivan Rakitic dhe Dejan Lovren, për arsye të lëndimit do të humbasin përballjen me Kosovën, e cila zhvillohet më 6 tetor në ‘Loro Boroçi’.

Me këto probleme, Çaçic sipas Index.hr pritet që ndaj Kosovës, ta nis me formacion 4-5-1, përcjell Lajmi.net.

Kosova dhe Kroacia janë pjesë e grupi I, dhe pas xhiros së parë të dy përfaqësueset kanë grumbulluar vetëm nga një pikë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.