Mediat belge zbulojnë të ardhmen e Hazard

Eden Hazard pritet të largohet nga Chelsea.

Sport

21/07/2018 10:00

Mediat belge kanë shkruar të premten se Reali i Madridit ka arritur akordin me Hazard, por edhe me klubin e Chelsea-s për transferimin e lojtarit, i cili do të vendoste rekorde nëse do të realizohej.

“Nueuws Blad” dhe “HLN” konfirmojnë arritjen e marrëveshjes për shumë e 190 milionë eurove, ndërsa për lojtarin pritet një kontratë 5-vjeçare me rreth 15 milionë euro në sezon, transmeton “SS”.

Megjithatë, gjithçka tashmë mbetet për t’u konfirmuar nga palët në këtë marrëveshje, ku një ditë më parë, në Spanjë pati zëra se në garë ishte futur edhe skuadra e Barcelonës, e cila ishte e gatshme të ofronte Dembele dhe një shumë parash për të siguruar transferimin e yllit belg në “Camp Nou”.