Me tatuazhin e shqiponjës, boksieri shqiptar rrahet me serbin midis Serbisë

Petrit Mazrekaj meçin do ta zhvilloj të dielën në Novi Knezhevas të Serbisë. Ai më parë kishte mposhtur serbin tjetër Mihalj Halas.

Sport

19/06/2015 12:41

Boksieri nga Kosova, Petrit Mazrekaj, do të udhëtojë drejt Serbisë, për t’u rrahur me serbin Miahajlo Fincur.

Ai garon për Përfaqësuesen e Austrisë, kurse në krah ka tatuazhin e shqiponjës dy krenare.

“Sërish në Serbi, në qytetin Novi Knezhevac. Nuk jam në presion, dhe as që po mërzitem për këtë punë, përkundrazi jam krenar që do të boksoj dhe kërkojë ta mposhti serbin Mihajlo Fincur”, tha Mazrekaj për gazetën ‘Bota Sot’.

Mazrekaj, i cili jeton në Austri, bokson në kategorinë super të mesme. Deri më tani ka shënuar 14 fitore, prej tyre 11 me nokaut.