Më në fund, Odegaard

Talenti norvegjez Martin Odegaard më në fund u stërvit me ekipin e parë të Real Madridit, para ndeshjes me Almerian të mërkurën.

Sport

28/04/2015 12:18

Real Madrid ka vazhduar përgatitjet për duelin me Almerian të mërkurën.

Kurse, risi në stërvitjen e sotme ishte paraqitja e mesfushorit Martin Odegaard, i cili është ende në pritje të debutimit me skuadrën e parë, shkruan “Marca”.

Ylli i ri norvegjez i cili është anëtar i Real Madrid Castillas që udhëhequr nga Zinedine Zidane, është rikthyer në ekipin e parë, në pritje të ndoshta një ftese për të luajtur aty ku dëshiron, në La Ligë.