McGregor – Floyd Mayweather, e pabesueshme por e vërtetë

Lajme të mëdha nga vijnë nga ‘The Sun’, të cilët bëjnë të ditur se Conor McGregor dhe Floyd Mayweather kanë arritur akordin për një duel sensacional boksi mes tyre.

Sport

14/02/2017 16:41

Pas muaj të tërë negociatash intensive, përfaqësues të yllit më të famshëm të UFC kanë arritur të përkufizojnë termat e kontratës me boksierin më të suksesshëm të dekadës së fundit, i njohur edhe me nofkën ‘Moneymacker’ për shkak të fitimeve të jashtëzakonshme që ka gjeneruar.

Edhe pse kontrata ende nuk është firmosur, tashmë akordi është arritur dhe luftëtari 28-vjeçar do të ndeshet ballë për ballë me boksierin 39-vjeçar që nuk njeh asnjë humbje.

Në ditët në vijim pritet të ketë edhe detaje të reja rreth datës së organizimit të këtij meçi.