Mbyllen pesë ndeshjet, këto janë rezultatet e Vala Superligës

Janë mbyllur pesë ndeshjet e ditës në Vala Superligën e Kosovës.

Sport

27/09/2017 17:27

Kryendeshjen Trepça ’89 e ka fituar ndaj Llapit, 3:1.

Feronikeli ka luajtur baras me Prishtinën në Drenas, 0:0, përcjellë “Lajmi.net”.

Ndërkohë, Vëllaznimi ka fituar derbin rajonal ndaj Besës, 1:0 ashtu sikurse fitoi edhe Flamurtari ndaj Vllaznisë.

Më herët gjatë ditës, Liria ka mundur Drenicën, 1:0. /Lajmi.net/

Sot
Trepça ’89 – Llapi 3:1
Prishtina – Feronikeli 0:0
Vëllaznimi – Besa 1:0
Flamurtari – Vllaznia 1:0
Liria – Drenica 1:0

Nesër
Drita – Gjilani