Mbrojtësi i Kosovës zyrtarizohet te skuadra e elitës holandeze (FOTO)

Elita e futbollit të Holandës vazhdohet të pasurohet me kosovarë.

Sport

09/02/2017 21:22

Pas, Milot Rashicës, Sinan Bytyqit, Bersant Celinës, Enis Bunjakit edhe një tjetër futbollist nga Kosova është transferua në Ligën e Holandës.

Është mbrojtësi 24 vjeçar, Lum Rexhepi që ka arritur marrëveshje një vjeçare e Go Ahead Eagles.

Rexhepi është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, ku pas pranimit të FFK-së në UEFA, është larguar nga Finlanda.

“Unë luaj për Kosovën, kam luajtur për Finlandën. Jam i lumtur që kam nënshkruar kontratë me këtë klub. Jam një lojtar profesionistë dhe sigurisht që do të jep 110 për qindëshin tim”, ka thënë Lumi./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.