Mbretërit kthehen në Madrid, mijëra tifozë i presin (VIDEO)

Festa e titullit të 11-të të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, ka vazhduar sot rrugëve të kryeqytetit spanjoll.

Sport

29/05/2016 09:44

Skuadra e Real Madridit ka mbërritur në Madrid, sot në orët e hershme të mëngjesit.

Ata janë pritur nga mijëra tifozë rrugëve të kryeqytetit spanjoll.

“Los Blancos” e mposhtën rivalin lokal, Atletico Madrid në finale, për ta ngritur titullin e Championsit për herë të 11-të në histori.