Mbappe zbulon arsyen pse refuzoi Real Madridin për transferim në PSG (FOTO)

Kylian Mbappe ka zbuluar pse vendosi të transferohet në Paris Saint-Germain.

Sport

08/09/2017 12:38

Kylian Mbappe ka pranuar se refuzoi transferimin në Real Madrid para kalimit në Paris Saint-Germain.

Sulmuesi francez u largua nga Monaco duke iu bashkuar rivalit nga Ligue 1 në transferim në formë të huazimit me mundësi të blerjes në verën e vitit 2018 për 180 milionë euro.

Ai ka zbuluar arsyen pse nuk zgjodhi kalimin në Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.

“Ndihesha sikur në Real Madrid nuk do të kisha hapësirë të mjaftueshme për lojë dhe kam vendosur të zgjedh Parisin”, deklaroi Mbappe. /Lajmi.net/