Mbappe e ‘transferon’ te PSG yllin e Francës

Kylian Mbappe ka zbuluar se ka shpenzuar Kupën e Botës duke inkurajuar N’Golo Kante t’i bashkohet te Paris Saint-Germain dhe ia ka rekomanduar mesfushorin  Chelsea-t edhe pronarit Nasse Al-Khelaifi.

Sport

23/07/2018 19:01

Mbappe dhe Kante ishin dy figura kyçe në triumfin e Francës në Botëror.

“Është e vërtetë që Al Lhelaifi është konsultuar me mua,” shprehet Mbappe për France Football.

“Dhe unë i thash se Kante do të ishte një blerje e mirë për ekipin tonë. kam folur me N’Golo gjatë Botërorit, por jo shumë sepse nuk doja ta shpërqendroja me merkato.

“Në fund, i lashë ca shënime në xhep në mënyrë që t’i zbulonte kur të kthehej në shtëpi.”

Mbappe aktualisht është lojtari më i kërkuar i elitës europiane dhe nëse do të shitej, mbase edhe më i shtrenjti i historisë.