Mavraj shpërthen në Instagram, lexojeni çfarë ka shkruar!

Mërgim Mavraj, ka reaguar për lajmin e shpërndarë së fundmi pas takimit të dy ditëve më parë me tifozët e Hamburgut.

Sport

13/04/2017 15:08

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka reaguar për lajmin e shpërndarë së fundmi pas takimit të dy ditëve më parë me tifozët e Hamburgut.

Mbrojtësi kuqezi pati deklaruar se deklarata e tij se “Do të kishte qenë një ëndërr të luaja për Gjermaninë. Fatkeqësisht, nuk u realizua”, ëhstë keq inteperetuar.

Ai ka reaguar me anë të një postimi në Instagram, ku madje ofendon dhe gazetarët.

“Më duhet të sqaroj një deklaratë timen, dhënë për tifozët e Hamburgut, që është transformuar dhe rrjedhimisht keqpërdorur. Sigurisht që kam respekt për vendin ku familja ime gjeti strehim, punë dhe ushqim. Ndiej dashuri për këtë vend, por atdheu im është Shqipëria dhe gjuha ime është shqipja. Në fushë s’jam kursyer kurrë, edhe duke rrezikuar karrierën. Mërgim Mavraj nuk është atdhetar i rrjeteve sociale, por i fushës”, shkruan Mavraj.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy