Mavraj, dy gishta lart midis Beogradit (Video)

Lojtari i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Mërgim Mavraj ka treguar shumë mirë se nuk ia ka fare frikën Serbisë, duke ngritur dy gishta midis Beogradit.

Sport

13/10/2014 18:10

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit para disa orëve ka ateruar në Beograd, ku do të akomodohet në një hotel, para ndeshjes e cila zhvillohet nesër ndërmjet Serbisë.

Me të arritur në aeroportin e Beogradit, lojtarët u dukën në disponim të mirë dhe mjaft të relaksuar.

Natyrisht, ai i cili ra më shumë në qendër të vëmendjes është Mërgim Mavraj, i cili në momentin kur po filmohej nga një kamerë, filloi të buzëqeshte duke i ngritur lartë dy gishtat e tij.

Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45, e cila do të jetë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.

Video