Matthaus: Mancini kurrë nuk e ka mbështetur Shaqirin

Legjenda gjermane dhe ish-lojtari i Interit, Lothas Matthaus ka lansuar një sulm në drejtim të Roberto Mancinit, duke thënë se ai kurrë nuk i ka dhënë mbështetje Xherdan Shaqirit.

Sport

15/07/2015 23:50

Lothar Matthaus ka thënë se Roberto Mancini kurrë nuk i ka dhënë mbështetje lojtarit të Interit, Xherdan Shaqirit.

“Nëse ju nuk keni besimin nga trajneri ju nuk mund të tregoni asgjë”, tha Matthaus për Blick.

“Mancini nuk i ka dhënë mbështetje Shaqirit. Ai nuk i ka dhënë atij besim”.

“Nëse ju transferoni një lojtar, atëherë duhet ta lejoni që të luajë. Me kualitetet që ka, ai duhet të jetë i rregullt te Interi, nuk ka asnjë dyshim për këtë gjë”, përfundoi Matthaus.