Mata i lumtur me fitoren e Man Utd

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata është shprehur i lumtur me fitoren kundër Fulham.

Sport

08/12/2018 21:49

Megjithatë, spanjolli është i pakënaqur me pozicionimin e skuadrës në tabelë, dhe ka thënë se ata nuk janë aty ku dëshirojnë të jenë.

“Ndodhi ajo që na nevojitej” ka thënë Mata duke iu referuar fitores dhe rikthimit në formë të United, transmeton lajmi.net.

“Një fillim i mirë, gol i mirë, krijuam raste të mira dhe i kënaqëm tifozët me lojën e treguar” ka thënë spanjolli tutje.

“Në çdo ndeshje ne duam të japim gjithçka për tifozët dhe duhet ti qasemi secilës ndeshje ashtu si kemi bërë sot” ka shtuar Mata.

Mesfushori u regjistrua në listën e realizatorëve të golave në ndeshjen ndaj Fulham, kur realizoi golin e dytë. /Lajmi.net/