Martinez: Ja ku ëndërroj të luaj

Sulmuesi i Portos, Jackson Martinez ka insistuar se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sport

19/06/2015 08:56

Sulmuesi i Portos, Jackson Martinez vazhdon të theksojë se e ardhmja e tij nuk është caktuar, përkundër njoftimeve se ka arritur marrëveshje me Milanin.

Reprezentuesi kolumbian ka bërë të ditur se ku ëndërron të luaj.

“Ëndërroj të luaj në një klub ku ndihem mirë, Itali, Angli ose Spanjë, ku do qoftë”, deklaroi ai për të përditshmen portugeze “A Bola”.