Martinez: Bayern, jam ende i lënduar

Ylli i Portos, Jackson Martinez ka bërë shaka me Bayern Munichun duke thënë se ai ende nuk është në formën ideale fizike, edhe pse realizoi njërin prej golave fitoren 3:1.

Sport

15/04/2015 23:22

Jackson Martinez ka ngacmuar Bayern Munichun duke thënë se ai ende nuk është në formën ideale fizike, edhe pse realizoi njërin prej golave të Portos në fitoren 3:1.

Skuadra portugeze befasoi gjigantin bavarez duke e mposhtur në ndeshjen e parë të tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ende nuk jam në 100 për qind por me ndihmën e bashkëlojtarëve isha në gjendje të jap kontributin”, deklaroi Martinez pas ndeshjes.

“E dinim se Bayern është fantastik me topin dhe se do të kenë më shumë posedim se ne, andaj u desh t’u bënim presion të thellë dhe të mos u lejojmë hapësira në mesin e fushës”, u shpreh ai.