Marchisio lëndohet sërish

Claudio Marchisios nuk po i ecin gjërat edhe aq mirë në këtë fillim të stinorit.

Sport

13/09/2015 15:41

Marchisio është lënduar sërish në ndeshjen ndaj Chievos. Lojtari ka pësuar një tendosje në muskul e cila dyshohet se mund t’a lë atë jashtë fushave të lojës edhe për një muaj.

Madje, edhe sikur lëndimi i tij të mos jetë aq serioz lojtari do të mungojë në sfidën e së martës që Juventus e zhvillon ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, transmeton Arbresh.info.