Marchetti në Milan, Berisha titullar

Etrit Berisha mund të bëhet portier titullar i Lazios, nga edicioni i ardhshëm, pas njoftimeve se Milan ka arritur marrëveshje për transferimin e Federico Marchettit.

Sport

02/05/2014 12:25

Milan ka arritur marrëveshje për transferimin e portierit të Lazios, Federico Marchetti ka njoftuar portali zviceran Fusball.ch.

Rossonerët tashmë një kohë të gjatë kanë qenë të interesuar për anëtarin e skuadrës nga Olimpico, por tani duket se përfundimisht kanë siguruar shërbimet e tij për sezonin e ri.

Klubet thuhet se kanë gjetur marrëveshjen në bazë prej 13 milionë eurosh, dhe për zyrtarizimin e transferimit kërkohet vetëm një aprovim nga Marchetti.

Largimi i Marchettit nga San Siro mund të jetë lajm i mirë për portierin kosovar Etrit Berisha i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme në sezonin e tij të parë me Lazion.

Largimi i Marchettit mund të shndërrojë Berishën në titullar të përhershëm te Lazio, arritje jashtëzakonisht e madhe duke konsideruar moshën e tij të re.