Marcelo s’mund të ecë

Mjeku i Kombëtares braziliane, Rodrigo Lasmar ka njoftuar se mbrojtësi Marcelo është i lënduar dhe tani nuk është në gjendje as të ecë.

Sport

30/05/2015 11:12

Mjeku i Kombëtares braziliane, Rodrigo Lasmar ka bërë të ditur se mbrojtësi Marcelo vuan nga një lëndim që i shkakton dhimbje të mëdha sa që ai nuk është në gjendje as të ecë.

Andaj, ai nuk do të jetë pjesë e ekipit në Coppa America.

“Jemi njoftuar se është lënduar dhe ndjen dhimbje të mëdha”, deklaroi Lasmar.

“Ai i është nënshtruar disa testeve me ne. Dhe, i nevojiten edhe tri javë ose më tepër në mënyrë që të jetë në gjendje të stërvitet. Tani nuk mundet as të ecë. Nuk i mbetet tjetër opsion”, u shpreh ai.