Marcelo kërkon falje për formën e dobët të Real Madrid: ‘Është faji im’

Real Madrid kanë fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit në të cilat Marcelo është paraqitur.

Sport

18/02/2019 20:55

E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë ndeshjes të së dielës, ku ai pati paraqitje të dobët kundër Gironas.

Marcelo me anë të ‘Instagram’ i është përgjigjur kritikave pas humbjes 2:1 nga Girona, duke thënë se është faji i tij për të gjitha.

“Është i gjithi gaji im. Ne do të vazhdojmë përpara” ka shkruar Marcelo në një postim që kritikonte brazilianin, transmeton lajmi.net.

Marcelo kohëve të fundit ka qenë lidhur me një kalim të mundshëm tek kampionët e Serie A, Juventus.

Me kalimin e Cristiano Ronaldos në Itali, duke pasur parasysh raportet e mira mes lojtarëve, besohet se destinacioni i radhës për mbrojtësin e majtë do të jetë Torino. /Lajmi.net/