“Marca” zbulon klubin e ri të Torresit

E ardhmja e Fernando Torresit do të jetë larg nga futbolli evropian.

Sport

14/04/2018 08:39

Fernando Torres ka konfirmuar vendimin për largim nga Atletico Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sulmuesi spanjoll është në kërkim të një klubi të ri pasi nuk dëshiron që të pensionohet nga futbolli.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se e ardhmja e tij do të jetë larg nga futbolli evropian, përcjell “lajmi.net”.

Torres pritet të transferohet në Major League Soccer te një klub nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Lajmi.net/