Maradona kritikon ashpër Javier Zanettin

Javier Zanetti mund të jetë një legjendë e padiskutueshme për tifozët e Interit, por jo edhe për Diego Armando Maradonën.

Sport

23/07/2018 21:22

Ish kampioni i botës me Argjentinën, ka kritikuar bashkëvendësin e tij për qëndrimin e gjithanshëm.

E gjitha kjo ka ndodhur kur Javier Zanetti i është vetëofruar Federatës së Futbollit të Argjentinës pas dëshpërimit në Kupën e Botës.

“Ai gjithmonë ofrohet të bëjë gjithçka”, ka thënë fillimisht Maradona për TyC Sports.

“Nëse [Interi] kanë nevojë për një President, ai është atje i pari. Nëse një trajner i fitnesit është i nevojshëm, ai është aty. Nëse ata kanë nevojë për një lojtar, ai është në stol”, ka shtuar ai./Lajmi.net/