Mancini: Dua të bëhem trajner i këtij ekipi të madh (FOTO)

Roberto Mancini ka një skuadër ku dëshiron të punojë në të ardhmen.

Sport

04/03/2017 09:43

Roberto Mancini është ende trajner i lirë pas largimit nga Inter para fillimit të këtij sezoni.

Por, ai ka pranuar se ka një skuadër ku dëshiron të punojë në të ardhmen.

“Do të më pëlqente të drejtoj Kombëtaren italiane, për shumë arsye”, deklaroi Mancini për “Corriere dello Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Pres përfundimin e sezonit pastaj do të shohim nëse mund të ndodh diçka e mirë”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6