Manchester United tregon gjendjen e Alex Fergusonit

Sir Alex Ferguson sot i është nënshtruar një operimi emergjent, shkau i hemorragjisë së trurit.

Sport

05/05/2018 21:28

Skuadra e Manchester United përmes një komunikate ka njoftuar opinionin se ish trajneri i tyre sot ka qenë i detyruar t’i nënshtrohet një operimi.

Sipas tyre, operimi ka shkuar mirë dhe se Ferguson ka nevojë për një periudhë të kujdesit intensiv.

“Sir Alex Ferguson ka kaluar një operacion urgjence sot për një gjakderdhje të trurit. Procedura ka shkuar shumë mirë, por ai ka nevojë për një periudhë të kujdesit intensiv për të optimizuar shërimin e tij. Familja e tij kërkon privatësi në këtë çështje, thuhet në komunikatën e Manchester United./Lajmi.net/