Mbyllen pjesët e para në Superligë, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para në Superligën e Kosovës në futboll. 45 minutat e parë prodhuan vetëm katër gola në javën e 34-të në elitën e futbollit kosovar. Llapi është duke avancuar 1:0 ndaj Malishevës me golin e bukur të Ahmed Januzit. E në epërsi të njëjtë është edhe Ballkani ndaj Fushë Kosovës. Pa gola…

Sport

12/05/2024 16:13

Kanë përfunduar pjesët e para në Superligën e Kosovës në futboll.

45 minutat e parë prodhuan vetëm katër gola në javën e 34-të në elitën e futbollit kosovar.

Llapi është duke avancuar 1:0 ndaj Malishevës me golin e bukur të Ahmed Januzit.

E në epërsi të njëjtë është edhe Ballkani ndaj Fushë Kosovës.

Pa gola u mbyllën pjesët e para në ndeshjet Drita-Feronikeli dhe Dukagjini Prishtina.

Kurse, pjesa e parë e ndeshjes mes Lirisë dhe Gjilanit u mbyll me rezultatin 1:1.