Man Utd transferon portier serb

Manchester United ka siguruar shërbimet e portierit të talentuar serb, Vanja Milinkovic, por 17-vjeçari do të qëndrojë tek klubi Vojvodina, edhe gjatë sezonit të ardhshëm.

Sport

17/05/2014 15:30

Manchester United ka arritur marrëveshje për transferimin e portierit të talentuar serb, Vanja Milinkovic, që është bërë përforcimi i parë i gjigantit anglez, pas shkarkimit të David Moyesit nga posti i menaxherit në muajin e kaluar.

Mirëpo, Milinkovic, 17-vjeç, do të qëndrojë te klubi serb Vojvodina, edhe në sezonin e ardhshëm, ka njoftuar Manchester United.

Ai ka bërë gjashtë paraqitje për Kombëtaren e Serbisë në kualifikime për Kampionatin evropian U-17 këtë sezon, duke përfunduar tri ndeshje pa pranuar gol.

Kapiteni në largim Nemanja Vidic, dhe Zoran Tosic janë dy futbollistët e tjerë servë që kanë luajtur për Manchester Unitedin.