Man Utd po e blindon yllin e madh

Manchester United ka filluar t’i rinovoj kontrata e lojtarëve.

Sport

05/02/2019 09:13

Ditë më parë, Anthony Martial e vazhdoi kontratën me Manchester United, gjersa edhe disa lojtarë janë në listë.

Në listën e lojtarëve për ta rinovuar kontratën është edhe Marcus Rashford, që pritet që në këtë muaj ta nënshkruajë marrëveshjen e re, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi anglez është bërë cak i disa skuadrave evropiane, andaj Manchester United kërkon që ai ta nënshkruajë kontratën e re.

Rashford është duke shkëlqyer në këtë sezon te ‘Djajtë e Kuq’, andaj kjo ka bërë që shumë skuadra ta duan transferimin e tij, por që do të pasojë kontrata e re. /Lajmi.net/