Man Utd i zbraztë

Menaxheri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ryan Giggs thotë se ai dhe skuadra e tij ndihen të zbraztë, por nuk e di arsyen. Uellsiani pranon se ekipi ka dështuar në Old Trafford gjatë këtij sezoni.

Sport

03/05/2014 20:52

Menaxheri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ryan Giggs ka shprehur zhgënjimin e tij pas humbjes 1:0 në Old Trafford nga Sunderland.

Ylli uellsian pësoi humbjen e parë në rolin e ri dhe u ankua në mungesën e efikasitetit tek reparti sulmues.

“Ndihem i zbraztë, futbollistët janë ndjerë të zbraztë dhe nuk e di pse. E uroj Sunderlandin sepse janë në formë të mirë, dhe ata krijuan rastet më të mira. Neve na mungoi pak kualiteti ne çerekun e tretë të fushës”, deklaroi Giggs pas ndeshjes.

“Ne bënim pasime të parrezikshme dhe nëse e bëni këtë në Premierligë, ju ndëshkoheni. Ne kemi pasur një problem në shtëpi gjatë gjithë sezonit, nuk kemi qenë të mirë sa duhet”, shtoi ai.

“Nuk mund t’ju tregoj asgjë për menaxherin e ri, jam i përqendruar në ndeshjen e radhës. Kualiteti është ende aty në zhveshtore, por ne nuk e treguam”, theksoi Giggs.