Man City përgatit 76 milionë për yllin e Dortmund

Me gjithë përforcimet e  bëra deri më tash, Manchester City duket se nuk e ka ndërmend të ndalet.

Sport

10/09/2018 11:52

Skuadra e Pep Guardiola po planifikon ta transferojë talentin e Borussia Dortmund, Julian Weigl.

Sipas “Daily Star”, strategu spanjoll po mendon për zëvendësimin e 33 vjeçarit Fernandinho, i cili luan në pozitën e mesfushorit defanziv.

23 vjeçari Weigl po cilësohet si i duhuri për atë pozicion, mirëpo për shërbimet e tij City duhet të paguaj hiq më pak se 76 milionë euro.

“The citizens” besohet se do të nisin ofertën qysh në janar. /Lajmi.net/