Man City ka mbrojtjen më të shtrenjtë në botë

Pep Guardiola ka krijuar mbrojtjen më të shtrenjtë në botë te skuadra e Manchester Cityt.

Sport

30/01/2018 09:27

Blerja e Aymeric Laporte për 65 milionë euro plus 5 të tjera bonus është shpenzimi i fundit i Manchester City për të përforcuar mbrojtjen.

Tekniku katalanas, në një sezon e gjysmë, ka shpenzuar plot 269.5 milionë euro për 5 lojtarë që kanë detyrë të ruajnë portën, por edhe të jenë të parët që organizojnë lojën.

John Stones, Aymeric Laporte, Benjamin Mendy, Kyle Walker dhe Danilo janë blerjet e fundit të Pep Guardiolës në mbrojtjen e “Citizens”. /Lajmi.net/