Man City e mposht Evertonin, merr kreun në Premierligë

Manchester City e ka mundur 0-2 Evertonin në ‘Goodison Park’ në ndeshjen e javës së 26-të, për të marrë kreun në Premierligë.

Sport

06/02/2019 22:41

Skuadra e Pep Guardiolas është rikthyer me pikë të plota nga udhëtimi aspak i lehtë në Liverpool, duke mundur skuadrën e Evertonit.

Aymeric Laporte në minutën e 45’ shënoi për epërsinë 0-1 të Manchester Cityt.

Golin e dytë dhe të vulosjes së rezultatit përfundimtar e ka shënuar Gabriel Jesus, në minutën e 98’, për 0-2.

Me këtë fitore Manchester City renditet në vendin e parë me 62 pikë, aq sa ka edhe Liverpool, që në xhiron e 26-të pret Bournemouthin në ‘Anfield Road’./Lajmi.net/