Man City, Arsenal dhe Tottenham, e duan yllin e Romës

Cengiz Under po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon.

Merkato

07/11/2018 11:22

Cengiz Under është bërë cak i shumë skuadrave evropiane, andaj në janar do të vërshohet nga ofertat.

Arsenal, Tottenham dhe Manchester City, janë vetëm disa nga skuadrat që i duan shërbimet e yllit të Romës, përcjell “lajmi.net”.

City iste afër të nënshkruante në vitin 2017 me Underin kur ishte te Basaksehir, por 21 vjeçari kaloi te Roma që të luante më shumë.

Skuadra nga Spanja dhe Gjermania, janë gjithashtu të interesuara për të, por talenti turk do të preferonte kalimin në Angli. /Lajmi.net/