Malcom ia mbushë ‘arkën’ Barcelonës

Malcom është shumë afër të largohet nga Barcelona.

Sport

03/01/2019 09:24

Malcom nuk është në planet e Barcelonës, andaj pritet që të largohen në këtë muaj.

Anësori brazilian erdhi në verën e kaluar te skuadra katalonase nga Bordeaux, por që nuk arriti të lë gjurmën në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.

Everton dhe Guangzhou Evergrande janë të gatshme që ta transferojnë Malcomin.

Barcelona kërkon 55 milionë euro nga shitja e brazilianit, ndërsa skuadra kineze është e gatshme ta ofroj atë shumë dhe një pagë të majme për lojtarin. /Lajmi.net/