Malaga e do Tata Martinon

Malaga po mendon ta angazhojë Tata Martinon në krye të shtabit teknik, në rast se trajneri Bernd Schuster vendos të mos vazhdojë më me klubin ‘La Rosaleda’.

Sport

13/05/2014 20:36

Malaga po punon për një angazhim të mundshëm të Tata Martinos, nëse Bernd Schuster vendos të largohet përfundimisht nga ‘La Rosaleda’, njofton Cadena SER.

Trajneri gjerman duket se e ka humbur dëshirën për të vazhduar dhe do të largohet shumë shpejtë.

Për këtë, Malaga po mendon t’ia besojë detyrën e trajnerit, argjentinasit, i cili aktualisht është në krye të gjigantit katalunas.

Duhet kujtuar se para se të nënshkruante me Barçën, Martino ishte në bisedime edhe me Malagan, në verën e vitit 2013.

Martino e ka paralajmëruar largimin nga Camp Nou gjatë verës, pasi nuk ishte i kënaqur me atë që bëri në gjigantin katalunas, edhe pse tash iu ofrua mundësia ta fitojë titullin e kampionit në La Liga, nëse e mposht Atletico Madridin në ndeshjen e fundit të sezonit.