Majlinda përfiton 50 mijë dollarë shtesë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos

Një nga këta përfitues është edhe kampionia e Kosovës në Rio 2016, Majlinda Kelmendi.

Sport

01/02/2017 14:36

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) i ka shpërblyer me nga 50,000 dollarë shtesë 14 atletët që gjatë vitit 2016 zunë vendet e para në botë.

Një nga këta përfitues është edhe kampionia e Kosovës në Rio 2016, Majlinda Kelmendi, që është edhe olimpistja e parë e artë e vendit pas debutimit të Kosovës në Olimpiadën e Rios vitin e kaluar, përcjell “lajmi.net”.

Ajo është e para në kategorinë e saj të femrave nën -52 kilogramë. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6