Majlinda jep autografe për fansat rusë

Majlinda Kelmendi e fitoi titullin e kampiones së botës dje, duke u konfirmuar si xhudistja më e mirë në planet. Xhudistja kosovare ndau autografe sot, për fansat e pranishëm në Chelyabinsk të Rusisë.

Sport

27/08/2014 13:57

Majlinda Kelmendi e arriti një sukses të jashtëzakonshëm dje, duke e fituar medaljen e artë në Kampionat Botëror, duke u konfirmuar kampione për të dytën herë rresht.

Dhe, sot xhudistja kosovare ka gjetur kohë për relaksim, duke dalë përreth qëndrës sportive ku po mbahet ky eveniment prestigjioz.

Dhe, kampionia botërore ndau autografe për fansat e interesuar dhe bëri fotografi me ta/to.