Majlinda: Ditë historike për sportin e Kosovës

Majlinda Kelmendi ka mirëpritur vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që pranoi Kosovën si anëtare të re me të drejta të plota.

Sport

09/12/2014 11:57

Majlinda Kelmendi i është gëzuar shumë lajmit për pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, me të drejta të plota.

“Një ditë e madhe, historike për sportin e Kosovës dhe Kosovën si shtet, unë kisha shumë emocione gjatë shpalljes së vendimit, dhe isha në stërvitje sa që erdha me vrap ta shoh”, deklaroi Kelmendi për “KTV”.

“Është një ditë të cilën sportistët e kanë pritur për një kohë të gjatë, e sidomos unë që jam diskriminuar dhe tani do të jemi të barabartë me të tjerët në çdo eveniment sportiv. Sigurisht që ky është një motiv shtesë, më gëzon fakti se në Rio do ta përfaqësoj Kosovën ku do të jemi një grup i sportistëve të Kosovës dhe shpresoj shumë se do të kemi sukses”, u shpreh ajo.