Magjia e Tottit i jep një pikë Romës

Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti ka shënuar një gol të bukur, për ti dhënë një pikë të artë skuadrës së tij në ndeshjen kundër Manchester Cityt.

Sport

30/09/2014 23:40

Në fillim të takimit, më saktësisht në minutën e katërt, akordohet një penalti për vendasit, të cilën në gol e shndërron Sergio Aguero.

Në minutën e 23, Nainggolan i jep një pasim te mirë Tottit, i cili me një klas të lartë, arrin që ta mposhtë portierin Joe Hart.

Deri në fund ndeshja u zhvillua me ritëm mjaft të lartë, por nuk pamë asnjë gol, dhe kështu ajo përfundon pa fitues.

Me këtë barazim, Roma është në kuotën e katër pikëve, ndërsa Manchester City posedon vetëm një pikë.

Video