Luiza Gega “vishet me ar” në Lojërat Mesdhetare

Luiza Gega ia doli të ngrejë lart flamurin shqiptar në Lojërat Mesdhetare.

Sport

29/06/2018 11:47

Atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega ia doli të ngrejë lart flamurin shqiptar në Lojërat Mesdhetare, në Terragona të Spanjës.

Ajo zhvilloi një garë të shkëlqyer në disiplinën 3000 metra me pengesa, duke u renditur e para dhe duke merituar medaljen e Artë.

Luiza Gega regjistroi kohën më të mirë 9’27”73, duke lënë pas atleten tuniziane Habiba Ghribi, që u rendit rreth 7 sekonda më pas.

YouTube player