Luiz: Ja pse luajta dobët ndaj Barcelonës

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, David Luiz ka arsyetuar paraqitjen e tij të dobët në humbjen 3:1 nga Barcelona me formën jo të mirë fizike.

Sport

16/04/2015 19:51

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, David Luiz ka arsyetuar paraqitjen e tij të dobët në humbjen 3:1 nga Barcelona duke thënë se nuk ka qenë në gjendje të mirë fizike.

“Nuk ishte një natë e mirë për mua. Plani fillestar ishte që unë të luaja në pjesën e dytë, por lëndimi i Thiago Silvas ndryshoi gjithçka”, shpjegoi Luiz i cili u kritikua për dy driblimet që pësoi nga Luis Suarez që realizoi dy herë ndaj PSG-së.

“Ata e kontrolluan krejtësisht ndeshjen dhe ne nuk e luajtëm lojën tonë më të mirë”, tha ai.

Por, megjithatë Luiz beson se ka një shans për të përmbysur rezultatin.

“Do të jetë vështirë, por unë besoj në ekipin tim”, përfundoi braziliani.