Luis: Nuk e dua Atleticon

Mbrojtësi i Chelseas, Filipe Luis, nuk dëshiron të ndeshet me ish skuadrën e tij, Atletico Madrid, në kuadër të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Sport

12/12/2014 21:19

Filipe Luis insiston se ish skuadra e tij, Atletico Madrid, është një prej ekipeve më të frikshme në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i krahut ishte anëtarë i skuadrës së Los Cholchoneros që u shpall kampion i La Ligës në edicionin e kaluar dhe arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve ku u mposht nga rivali i qytetit, Real Madrid.

Braziliani u transferua në Chelsea gjatë verës së bashku me sulmuesin Diego Costa, dhe nuk dëshiron që të ndeshet me Atleticon në garën elite të klubeve evropiane.

“Askush nuk dëshiron të luajë kundër Atleticos. Ata janë skuadër solide që nuk pranon lehtë gola”, deklaroi Luis për “Marca”.

“Ata mund të kenë humbur shumë futbollistë por e kanë ruajtur formën. Ata janë rival shumë i vështirë. Më me dëshirë nuk do të takohesha me Atleticon sepse nuk është e lehtë t’i mposhtni, e as të shpëtoni me një barazim. Por, nëse takohemi, do të duhet të përgatitemi mirë nëse shpresojmë të fitojmë”, u shpreh ai. Chelsea dhe Atletico nuk mund të ndeshen në rrethin e ardhshëm të garës sepse të dyja i kanë fituar grupet përkatëse.