Lucas: Ëndrra e realizuar

Përforcimi i ri i Real Madridit, Lucas Silva thotë se transferimi në Santiago Bernabeu është një ëndërr e bërë realitet.

Sport

24/01/2015 09:09

Përforcimi i ri i Real Madridit, Lucas Silva, është shprehur i lumtur pas zyrtarizimit të transferimit të tij në Santiago Bernabeu.

Mesfushori u largua nga Cruzeiro duke arritur marrëveshje me Los Blancos deri në vitin 2020.

“Jam shumë i lumtur, është një moment unik në jetën time, një ëndërr e bërë realitet”, deklaroi 21-vjeçari.

“Dua të falenderoj Cruzeiron, stafin, futbollistët, asistentët e sidomos trajnerin. Po ashtu, dua të falenderoj presidentin i cili pranoj kërkesën time dhe më mundësoj ta realizoj këtë ëndërr”, u shpreh ai.

Lucas u bë përforcimi i dytë i Realit gjatë këtij afati kalimtar të janarit pas talentit norvegjez Martin Odegaard.