Pesë lojtarët që mund të bëhen “fytyra” e ardhshme e NBA

Aktualisht, LeBron James është fytyra e NBA. “Mbreti” ka qenë për shumë gjatë në majat e formës dhe ka dhënë performanca spektakolare.

Sport

03/09/2018 22:52

Duke pasur parasysh se LeBron është 33 vjeçar dhe ka vetëm pak vite në dispozicion, liga më e fortë e basketbollit duhet të vihet në shpatullat e ndonjë lojtarit tjetër.

Pesë kandidatët potencialë për t’u bërë ikona e ligës i gjeni të renditur më poshtë. /Lajmi.net/

1.Anthony Davis – Në rast se Davis nuk do të ishte pjesë e Pelicans, lehtë mund të themi se kjo skuadër do të ishte ndër më të dobëtat në ligë. AD regjistroi shifra të jashtëzakonshme sezonin e shkuar në NBA dhe në rast se vazhdon në këso forme, lehtë do të jetë fytyra e NBA.

2.Jayson Tatum – E gjith liga “dridhet” kur Boston Celtics janë në formë. Nga të gjithë lojtarët produktiv që ka skuadra, Tatum mbanë primatin. Ylli i Celtics është vetëm 20 vjeçar dhe pati performanca fenomenale në fazën Play Off (kujtojmë bllokadën ndaj LeBron James).

3.Ben Simmons – Rookie i vitit. Simmons pati sezon të jashtëzakonshëm. Ai konsiderohet se është më i afti të ndjek hapat e LeBron James (pasur parasysh stilin e njëjtë të lojës). Lojtari duhet të përmirësojë shutin dhe lehtë mund të bëhet më i miri i ligës.

4.Donovan Mitchell – Performancat në vitin e kaluar i kanë mundësuar të riut që shumë shpejtë të bëjë brendin e vet të këpucëve me “Adidas”. Me ardhjen e Mitchell në skuadrën e Utah Jazz, skuadra ka rikthyer dinamikën në lojë dhe lë dëshirë për ta shikuar. Donovan është tejet atletik dhe teknika nuk i mungon aspak.

5.Giannis Antetokounmpo – Të gjithë nga lojtarët më të mirë në skuadrat e NBA kanë një të përbashkët. Nofkat. Siç e cekëm më lart , “KING James” është lider i kësaj gjenerate. “The Greek Freak” ka bërë një tranzicion fantastik nga Evropa në Amerikë. Ai është lider i Milwaukee Bucks. Fitoret me skuadrën e Bucks janë të vështira, mirëpo me një Antetokounmpo është talenti i rrallë që mund t’i gëzojë tifozët e Milwaukee, Potenciali i tij e bënë atë zgjedhjen përfekte për fytyrën e ardhshme të NBA.